Ministri në detyrë i Buqësisë dhe njëherit kandidati i koalicionit LVV-GUXO për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës, si kryeparlamentar.
Ai tha se nuk ka qenë bllof dhe u shpreh se e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve.
“Nuk ka qenë bllof Dimali, ka qenë një përpjekje, aty disktohet, hapet diskutimi me cilin mundemi me shku, mes tjerash ka ardhur si propozim Dimali”, u shpreh ai.