3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Peci mbron ambasadorin Berishaj: Nuk mund të shkarkohet një ambasador mbi bazën e një shkrimi në media

- Advertisement -

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në Tëvë1 ka folur rreth raportimeve të mediave sllovene për përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një aferë për shpërlaje parash.

Peci tha se nuk  mund të krijohet një precedan ku zyrtarë të lartë shtetërorë, bartës të institucioneve të emërohen ose shkarkohen mbi bazën e disa shkrimeve gazetareske.

“Ministria e Punëve të Jashtme, zyrtarë nga Presidenca, Kryeministria kanë dhënë vlerësimet e tyre sa i përket kësaj çështje  dhe të gjithë ata janë të bindur në pjesën e pafajësisë së Berishajt, dhe ambasadori në fjalë ka paralajmëruar një padi ndaj mediumit”, tha ai.

Sipas tij edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka bërë një qartësim për opinionin publik. Ai po ashtu tha se ministrja ka komunikuar me ambasadorin dhe është e bindur se ambasadori do ta vërtetojë të kundërtën e shkrimit.

Ministri ka shtuar se nuk është idhtar që menjëherë pas një publikimi të tillë të shkarkohet ambasadori sepse sipas tij ambasadori  mund të shpallet i pafajshëm ./teve1.info/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit