20.1 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Peci: Limaj mendon ndryshe nga Haradinaj – Asnjëherë në jetën time nuk e kam takuar – Kurti ka ofruar gatishmëri për kompromis

- Advertisement -

Sonte në Pressing në T7 i ftuar ka qenë ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci. Diskutimi ka nisur për takimin që pati sot presidentja Osmani me liderët e partive për zhbllokimin e Kuvendit.

Teksa, po shikonin fotografinë e takimit në fjalë në studio, Peci tha se Limaj mendon ndryshe nga Haradinaj anipse në zgjedhje garuan bashkë.

Leonard Kërquki autori i Pressing, i tha Pecit se Limaj po voton njësoj si opozita.

“Po i referohem deklaratave publike të cilat z.Limaj i ka bë në media”, iu përgjigj Peci në Pressing.

“Unë asnjëherë nuk e kam takuar në jetën time z.Limaj”, shtoi ai.

Më tej, Peci tha se Kurti ka ofruar gatishmëri për kompromis.

“Nëse prej këtyre tre të pranishmëve dikush ka shpreh gatishmërinë dhe ka bo angazhim e veprime për kompromis është z.Kurti”, tha Peci referuar takimit të presidentes me liderët e partive politike.

“Ka ofru kompromis me bo një marrëveshje të përbashkët për konstituimin e kuvendit”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit