4.8 C
New York
Saturday, January 10, 2026

Buy now

Peci: Kurrë nuk bëjmë bashkëpunim për numra, por për parime

- Advertisement -

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit garuan bashkë.

Lista Guxo në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partitë e tjera morën mbi 51% të votave.

Kësisoj tetë deputetë të Guxo-s, arritën që të hyjnë në Kuvendin e Kosovës për legjislaturën e radhës.

Por pavarësisht rritjes dhe kësaj fitore, Guxo nuk ka rritë kërkesat për institucione në drejtim të VV-së.

Kështu thotë kryetari i kësaj partie, Faton Peci, i cili bashkëpunimin nuk e sheh për numra.

“Marrëveshjen, partneritetin me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje e kemi mbi baza të shëndosha, do të thotë kurrë nuk bëjmë koalicion mbi bazën e numrave por bëjmë koalicion mbi bazën e nevojave, të parimeve dhe të adresimit të kësaj çështje. Kështu që ne ulemi dhe diskutojmë për krejt temat që është fushëveprimtari e Qeverisë, për krejt dikasteret dhe nuk e kemi asnjëherë si objektivë rritjen e kërkesave karshi Vetëvendosjes por vetëm më shumë gatishmërinë tonë për me dhënë sa më shumë kontribut për themelimin e institucioneve dhe kontributin tonë në mbarëvajtjen dhe një menaxhim sa më të mirë dhe efikas që do të jetë në shërbim të interesave të qytetarëve”, tha Peci.

Që partitë më të vogla kanë përfituar nga koalicioni me Vetëvendosjen, e thotë politologu Melazim Koci.

Edhe Koci mendon se nuk duhen kërkesa të tilla.

“Mendoj që gjitha partitë që janë brenda koalicionit me Vetëvendosjen kanë përfitua nga bashkëpunimi me VV-në. Më shumë normal kanë përfitua ato sesa Vetëvendosje, ne këtë e dimë. Unë nuk besoj që ata (Partia Guxo) do të duhej të bënin kërkesa që të tingëllojnë si shantazh, unë nuk besoj që janë shantazh, është ambicie për të pasë sa më shumë pushtet është deri diku normale për secilën parti politike sado që është e vogël ajo por po them mendoj që të gjitha ato parti brenda koalicionit me VV-në kanë përfitua më shumë se sa që do të përfitonin qoftë nëse do të dilnin të vetme, qoftë në ndonjë koalicion tjetër me partitë e tjera”, deklaroi ai.

Në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Guxo janë edhe Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit