Themeluesi i KIPRED dhe analisti kosovar, Lulzim Peci, ka thënë se Kosova në katër vitet e fundit ka harxhuar shumë më shumë për të blerë energji elektrike sesa që ka investuar në buxhetin e ushtrisë.
Sipas tij, Kosova tashmë po e paguan çmimin e mosndertimit të kapacitetve me qymyr dhe gas.
“Shume me teper Euro ka harxhuar Kosova ne blerje te rrymes ne kater vitet e fundit, se sa ne buxhetin ushtarak!
Jemi duke e paguar cmimin e mosndertimit te kapaciteteve energjetike! As qymyr dhe as gas!”, ka shkruar Peci.





