29.5 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Peci kapet në rrenë nga Tahiri: Dokumenti tregon se Hamza e ka nënshkruar kontratën 600 mijë euro

- Advertisement -

Në një debat mes kandidatëve për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci nga LVV u kap “në rrenë” nga kundërkandidati i tij, Arian Tahiri i PDK-së, lidhur me një kontratë publike prej 600 mijë eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve dhe portave hidraulike të liqenit akumulues.

Peci pretendoi se kontrata ishte “pa nënshkrim” dhe se shkelte ligjin.

“Kontrata publike kornizë punë, mirëmbajtje verore e rrugëve të liqenit akumulues dhe vendosja e portave hidraulike dhe mirëmbajtja e tyre. Kostoja financiare 600 mijë euro. Përveç që është kostoja financiare 600 mijë euro, kjo kontratë ka shkelje të rënda ligjore. Është procesu pa nënshkrimin e zyrtarit kryesor administrativ, kryetarit të komunës Bedri Hamza. 600 mijë euro kontratë, mirëmbajtja është zero, ekzekutimi është në kundërshtim me ligjin”, tha Peci në RTK.

Tahiri hodhi poshtë akuzat teksa tha se kontrata është me nënshkrim dhe është një kontratë tri vjeçare.

“Është me nënshkrim. Është një kontratë që është nënshkru qe një muaj, është një kontratë 3 vjeçare, jo një mujore. Është krejtëësisht e pasaktë z.Peci që thotë është pa nënshkrim. Nuk mundet me qenë pa nënshkrim. Është e nënshkrume prej ZKA-së, se pa u kon e nënshkrume nuk është në fuqi. Ata janë tu punu edhe është plotësisht në fuqi”, tha Arian Tahiri.

Dokumenti zyrtar tregon qartë se kontrata është nënshkruar nga Bedri Hamza dhe është plotësisht në fuqi.

fuqi.

Të ngjashme

Të fundit