24.7 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Peci ia mësyn Mitrovicës me mbështetjen e VV-së

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të kryesisë së qendrës së kësaj partie në Mitrovicë, është vendosur unanimisht që ta mbështesin Faton Pecin nga Partia Guxo për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

VV-ja tha se Peci vjen si zgjidhja më e mirë për Mitrovicë, pasi tha se ai nuk është vetëm një emër i njohur për integritetin dhe përkushtimin e tij institucional, por edhe pnje prej ministrave më të suksesshëm.

“Mitrovica meriton një kryetar me vizion, vullnet dhe vendosmëri. Faton Peci është i duhuri. Bashkë me mbështetjen e qytetarëve, edhe fitorja e madhe e 12 tetorit në Mitrovicë do të jetë e padiskutueshme”.

“Urime të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, të gjithë aktivistëve e mbështetësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Partisë GUXO”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, VV-ja tha se përkushtimi i Pecit do të vihet në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës, një qytet që sipas tyre, meriton më shumë investim, zhvillim dhe dinjitet institucional.

Të ngjashme

Të fundit