Ilir Peci, Kryetar I Zveçanit, i cili kandidoi edhe për një mandat tjetër, siç duket nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për ta qeverisur përsëri qytetin e veriut të Kosovës.
Peci ka thënë se do të angazhohet në asamble komunale.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Nga zemra ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj në zgjedhjet komunale të 12 tetorit. Falë besimit tuaj, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Zveçan ka arritur të fitojë përfaqësim në Kuvendin Komunal, dhe unë pata nderin të jem kandidati juaj për kryetar komune.
Angazhimi im dhe i PDK-së do të jetë i pandalshëm për të përfaqësuar interesat e secilit qytetar pa dallim, me dinjitet, transparencë dhe përkushtim.
Faleminderit për besimin!