21.3 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Peci i kërkon përballje Hotit: Ofertë gjeneroze, e sfidoj edhe në Rahovec kush sa po merr vota

- Advertisement -

Pas një serie kritikash nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, drejtuar politikave të Ministrisë e Bujqësisë, kryekëput të drejtuara në subvencione, ministri Faton Peci i ka kërkuar debat televizi atij të parit.

“Ftesa është publike, është e sinqertë. Jam i gatshëm me u ballafaqu me të gjithë, besoj që është në interes të qytetarit meqë po shkojmë drejt zgjedhjeve nacionale, debatet televizive nëpër studio, për me pas mundësi qytetari me u informu nga dora e parë, edhe ata që janë njohës të sektorit. Kjo është një mundësi e mirë dhe një ofertë gjeneroze. D.m.th për krejt ish-ministrat vlen ajo ftesë e sinqertë.”, ka thënë Peci në T7.

“Për ish-kryeministrin Avdullah Hoti, nuk e ftoj në debat televiziv por e ftoj me u përball në Rahovec se kush e sa merr vota në Rahovecin e Ratkocin e Avdullah Hotit. Besoj që qytetarët e Rahovecit e dijnë ndryshimin, e kanë përjetu qeverisjen e Avdullah Hotit si kryeministër edhe Qeverinë Kurti 2 me ministër Faton Peci.”, deklaroi ministri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit