Ish-ambasadori Lulzim Peci e quajti “gabim të madh” të konsiderohet se rugovizmi do të ishte anti-PDK dhe pro-VV.
Peci tha se Ibrahim Rugova, Presidenti i Kosovës, ishte njeri që e promovonte pluralizimin politik dhe menjëherë kishte përfshirë në qeveri të tij partitë të dala nga lufta.
Postimi i Pecit:
Gabimi me i madh qe po behet sot ne opinionin publik eshte konsiderimi i Rugovizmit si anti-PDK dhe pro-VV, dhe anasjelltas!
Ky eshte nje keqintepretim i perhapur politik per qellime elektorale, qe tenton ta redukoj Rugovizmin ne nje pozicion taktik ndaj partive aktuale politike, e jo si doktrine te pavarur politike.
Rugovizmi, si filozofi shtetformuese eshte e ndertuar mbi orientimin perendimor, pluralizmin politik e kulturen demokratike, dhe refuzimin e radikalizmit dhe autoritarizmit.
Perkunder tensioneve dhe situates se veshtire te pasluftes, Rugova e ka promovuar pluralizmin politik, duke perfshire ketu partite e dala nga UCK-ja, dhe jo deligjitimimin e kundershtareve politik.
Ne kontekstin e tanishem, Rugovizmi nuk ka te beje me te qenurit, anti e aq me pak pro LVV pavaresisht faktik se modus operandi i saj eshte i bazuar ne antagonizem politik dhe mobilizim popullist.
Sot, qendra e djathte eshte shnderruar ne nje territor te mjegulluar politik, e cila i duhet shume Kosoves per te dalur nga cikli i popullizmit dhe pragmatizmit me mungese te orientimit politik dhe ideologjik.






