Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci vlerësoi se kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti nuk është partneri i dëshiruar i administratës Trump.
“Ky momentum (fushata elektorale në Kosovë) nuk është zgjedh nga zoti Grenell në mënyrë të rastësishme, ai ka qëndru deri tani i heshtur, bile disa militantë të VV-së u entuziasmuan se tha se Grenelli i ka fshirë disa tweet në lidhje me Kurtin edhe u munndojshin me plasu sikur Grenelli me demek po i laritet Kurit, deri në këtë gjendje e prunën këtë narrative , mirëpo sot e morën shuplakën që e tregon qëndrimin e vërtete, ky moment nuk është zgjedhur rasisht. Një gjë duhet ta kemi parasysh ajo është publike e thotë vet Grenell Kurti nuk është partneri i tyre idëshiruar as tash as pas zgjedhjeve , e nëse i bëhet partner i padëshiruar për shkak të zgjedhjeve ose interlekotor jo partner e mandej e kqyrim kah po shkojmë”, tha Peci në RTV21.
Peci se gjatë administratës Trump mund të rikthet marrëveshja e Washngtonit.
“Unë besoj se Marrëveshja e Washingtonit nuk ka me u gjujt në ujë ka me u rikthy , ku me pas fatin me u rikthy ajo marrëveshje sidomos pjesa e gazit dhe infrastrukturore e çka ka qenë aty, duke përfshirë edhe rregullimin e çështjes së menaxhimit të Liqentit të Gazivodës a po të Ujmanit si e themi ne sepse aty nuk ka të bëj me përralat se i thojshin nën ujë është toka e mbaj mend çka folke aso kohë Kurti, por ka të bëj me menaxhimin ndërkombëtar të ujërave edhe ne fort mirë e dijmë se në bazë të cilit model është ndërtuar propozimi amerikan i cili as nuk është shqyrtu nga qeveria Kurti, por është hedhur në shportë”, tha ai se kthimi i projektit të gazit do të ishte më e mira por që sipas tij është e vështirë aktualisht.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.
Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq.