Kandidati i VV-së, Agim Bahtiri, i është dhënë fjala në një tubim elektoral të partisë në pushtet në Mitrovicë.
Në një video të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar për tubimin që kjo parti e ka mbajtur në lagjen Ilirida të këtij qytetit.
Ajo që bije në sy në këtë video është ngadalësia me të cilën ec Bahtiri deri të foltorja, pasi të ftohet që ta marrë fjalën.
Më të marrë fjalën, ai iu tregon të pranishëm se pse në listën zgjedhore të VV-së e ka marrë numrin 81.
“A e dini pse e kamë marr numrin 81? Sepse Tavniku në 81-ten u kallke flak”, ka thënë Bahriti.
Derisa Bahtiri fliste, ministri Faton Peci dhe ministri Xhelal Sveçla, të cilët ishin ulur në skenë qeshnin me ish-kryetarin e Mitrovicës.