11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Peci e quan Pacollin politikan i Kremlinit, Olluri përmend votën e Pacolli në ditën kur Osmani u bë Presidente

- Advertisement -

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas postimit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, si sqarim për videon ku shihet një vajzë e mitur e komuniteteve duke u nxjerr me forcë nga një kamarier i një lokali, ku prezent ishte Peci.

Në këtë postim Peci ka ‘goditur’ kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin, duke e quajtur politikan të Kremlinit, pasi që ky i fundit kishte reaguar rreth asaj video.

Për këtë gjë Olluri, ka postuar fotografinë e Presidentes, Vjosa Osmani dhe Behgjet Pacolli të bërë në ditën kur Osmani u bë presidente.

“Ani Faton Peci sot e kish lansu një rakete kundër Behgjet Pacollit. E kish etiketu si Politikan i Kremlinit. A është Pacolli qiky zotëria në foton e realizuar në ditën kur Vjosa u votua për presidente? Pati eskalu presidentja në një ditë të tërë lutje e përgjërime për votën e Pacollit”, ka shkruar Olluri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit