Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka dalë sot në terren për të vizituar bujkun Gëzim Hajdari, i cili kultivon racën autoktone të buallicës.
Peci vlerësoi se ruajtja e kësaj race është “interes shtetëror”.
“Ai ka rritur numrin e krerëre nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht. Nën-produktet e qumshtit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror.” – shkroi ai.