0.6 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Peci e Kurti kanë një lajm për bujqit

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, do të mbajnë sot konferencë për media. Peci e Kurti pritet të japin disa lajme të mira për bujqit në konferencën e sotme.

Do të jetë hera e parë që Programi për Subvencione do të hapet pa u bërë një javë e plotë në vitin kalendarik.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy qeveritarët do të japin një lajm të mirë për prodhuesit e farës së grurit.

Poashtu, Indeksonline merr vesh se do të kumtohet lajmi se pagesë për prodhuesit e grurit do të ketë edhe për kilogramë të frutit, përveç për sipërfaqe të tokës së punuar.

Lajm i mirë për bujqit do të jetë edhe njoftimi që pritet të jipet për ndihmën e tyre për naftë dhe plehërim. Nga ky vit bujqit do të marrin paratë e subvencioneve më herët se vitet e kaluara

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit