20.9 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Peci: E kam dhanë atomin e fundit në drejtimin e ministrisë

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, u lëshua në leksione për moralin politik – me veten si shembullin kryesor, natyrisht, gjatë një interviste në RTK.

Ai tha se ka dhënë “atomin e fundit” gjatë drejtimit të ministrisë së Bujqësisë.

“Ata që merren me politikë, udhërrëfyes kryesor duhet me pasë dashninë për vendin. Ata duhet t’i mposhtin inatet, interesat, ata duhet me mposhtë gjithçka për interes të Kosovës. Unë jam i bindur katërcipërisht që qytetari i Republikës së Kosovës e ka pa që katër vjet e kam dhanë atomin e fundit në drejtimin e ministrisë, edhe nuk kam qenë kandidat për kryeministër, por jam në top 5 e kandidatëve më të votuar në nivel të Kosovës.”

Të ngjashme

Të fundit