12.3 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Peci e ashpërsoi gjuhën pas rezultatit të mbrëmshëm në Mitrovicë- E sulmoi një televizion dhe tha që PDK’ja është parti që përfaqëson krimin në Ballkan

- Advertisement -

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka ashpërsuar gjuhën pas publikimit të rezultateve preliminare në zgjedhjet lokale.

Lajmi.net ka publikuar një video nga selia e ‘Lista Guxo’ në Mitrovicë, ku Peci hedh akuza ndaj televizionit RTV Dukagjini që e ka personale me të.

Nuk muna me gjet fjalë për angazhimin që e keni ba, në shpirt mu keni dhimtë edhe dojsha me ju thanë: Dukagjini është kundër meje. 10 hektarë midis Peje i kena marrë prej krimi që ia kanë dhanë Serbisë edhe një shkau, ia kena rikthy shtetit“, deklaroi ndër të tjera ai.

Tutje, ai tha që qytetarët e Mitrovicës për pak sa s’ia lanë pushtetin në dorë “partisë që përfaqëson krimin në Kosovë, Ballkan dhe rajon”, duke iu referuar PDK’së.

E këqyra me një vend rezultatin edhe kandidatët. Për pak e rrezikun me e majtë në dorë pushtetin një parti që përfaqëson krimin në Kosovë, Ballkan edhe rajon. Na kena me votu me vota demokratikeAta sponzorizuan “exit poll” deri në 19 për qind sepse i kanë shti krejt paret e krimit me na pamundësu. Unë jam i bindur, që do njeri që është në rrugë të drejt e në rrugë të Zotit, Zoti i ndihmon, i gjen diçka“, deklaroi ndër të tjera ai. /Insajderi.org/

 

Të ngjashme

Të fundit