Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, e ka sulmuar prokurorinë duke deklaruar se “PDK po përpiqet ta kthejë rezultatin në Mitrovicë”, përmes saj. Këtë reagim e ka bërë pas dyshimeve për keqpërdorime të votave atje, ku në vendngjarje doli policia e prokuroria.
Ndërsa, në një postim të dytë, Bajqinovci ka shkruar “PDK-ja e ka çu policinë e prokurorinë, e tash edhe militantët në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Me zor nuk merret fitorja, ajo kohë ka shku! Mitrovica ia tregoi vendin PDK-së!, ka shkruar ai”.
Reagim ka bërë edhe Faton Peci, kandidat për kryetar të Mitrovicës, i cili doli i pari në zgjedhjet e raundit të dytë, duke shkruar veç; “Prapë hibrida aa”.






