Deputeti Faton Peci, tha se deri në këtë fazë, Albulena Haxhiu, është kandidate për kryeparlamentare.
“Të shohim kur ta hedheim në votim. Deri këtë fazë është Albulena Haxhiu”, tha Peci.
Ndërkaq deputeti i VV-së Dimal Basha, tha se mendon që i kanë numrat edhe për qeverinë.
“Presim që deputetët të jenë shqiptarë të partive opozitare. Numrin tim e kam me vete, besoj edhe numrat e tjerë janë. Sigurt që ka konsultime. Mendoj që i kemi numrat për qeveri. Qeveria është shumë kritike, kurse kryekuvendarja është përgjegjësi e të gjitha partive politike. Është mendim hipotetik, vetëm Haxhiu është propozimi. Presim dhe shohim. Është habi si sot nuk janë veteranët e luftës të protestojnë”, tha deputetit i VV-së