11.3 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Peci: Dërgimi draft statutit të Asociacionit në Kushtetuese, kompromisi kyç për Kosovën

- Advertisement -

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, gjatë një interviste në emisionin “Click” në RTV21, ka theksuar se kompromisi kryesor i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë është dërgrimi i draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas zbatimi i tij.

Sipas Pecit, përveç Asociacionit, një tjetër çështje që duhet të negociohet është statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

”Kompromisi kyç për Kosovën është dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe më vonë zbatimi i tij. Edhe një çështje që ka nevojë të negociohet është çështja e statusit të Kishës ortodokse në Kosovë, këto janë dy pikat kyqe që kërkohet të rregullohen nga ana jonë. Kurse kompromisi i Serbisë është që të bëjë një njohje de facto të pavarsisë së Kosovës në këtë fazë”, deklaroi Peci.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit