29.4 C
New York
Friday, July 25, 2025

Buy now

“Peci, bira e fundit e kavallit” – a po bëhet qeveria në fundjavë? (VIDEO)

- Advertisement -

Seanca e fundit konstituive, para përfundimit të afatit kushtetues, do të mbahet nesër. Me fillim nga ora 11:00, deputetët pritet të mblidhen sërish në sallën e Kuvendit, ndoshta sërish vetëm për të qenë të pranishëm, e jo për ta konstituuar atë.

Mbi ketë temë u diskutua sot në studion e “Ora 7” të Klan Kosovës, me analisten Afërdita Maliqi, analistin Sali Rexhaj dhe gazetarin Ardian Gaxheri.

Për nesër, Maliqi nuk sheh ndonjë dritë në fund të tunelit, pasi sipas saj, VV-ja nuk ka pasur e as nuk ka vullnet politik për ta bërë qeverinë.

“Nesër është seanca e 52-të dhe përfundon afati 30 ditor që ka dhënë Gjykata Kushtetuese për të konstituuar Kuvendin, por fatkeqësisht unë nuk shoh një dritë në fund të tunelit që do të ketë një qeveri, mund të ndodhë sonte ndonjë çudi. Përveç se nuk i ka votat VV-ja, nuk ka pas interes e as vullnet politik për ta bërë qeverinë. Problemi është se ku po shkon vendi ynë. Ne po hyjmë në një anarki dhe këtë anarki e ka bërë VV-ja duke mos respektuar vendimet e Gjykatës. Nëse i ke numrat për qeveri, ti i ke edhe për kuvend. Nuk besoj në deklaratat e Pecit, sepse nuk ka një vullnet politik nga Albin Kurti. Ai ka qëllimet e veta për ta çuar vendin në zgjedhjet e parakohshme. Kjo besoj është arsyeja pse kemi ardhur deri këtu”, tha Maliqi.

Ndërkaq Gaxherri komentoi deklaratën e Faton Pecit të bërë dje pak para fillimit të seancës, i cili u shpreh optimist për krijimin e institucioneve këtë fundjavë.

“Peci është bira e fundit e kavallit sa i përket kësaj marrëveshjeje (Limaj-Kurti). Nuk e vet askush për këtë punë. Ato çka deklarojnë Limaj dhe Kurti duhet të merren më seriozisht. Limaj dje deklaroi se është i gatshëm të bëjë marrëveshje me VV-në por jo marrëveshje gjysmake. Kjo gënjeshtra e Kurtit gjasmë ka vullnet politik për t’u bërë me njërën prej partive shqiptare, është gënjeshtër. Nuk i ka numrat edhe nëse bën marrëveshje. Çka për qeveri, kush ja jep votat për qeveri. Kjo është vetëm kamuflazh, Kurti nuk është i interesuar as të marrë qeverinë e as të lëshojë qeverinë. Ai është i interesuar që këtë shtet ta gjunjëzojë. Nëse ai lëshon pushtetin ai duhet të japë përgjegjësi për shumë gjëra. Nuk është i zoti, nuk ka vizion dhe nuk ka ekip për ta çuar vendin përpara”, deklaroi gazetari.

Se VV-ja nuk do mund t’i bëjë numrat, thotë edhe analisti Rexhaj. Ai tha se Kurtit tashmë nuk i besojnë as votuesit e vet, pasi sipas tij, i ka mashtruar.

“Peci është njeriu më jo relevant në Kosovë sepse askush nuk e pyet për asgjë. Peci në ara mundet me folë çka të dojë, nuk është kompetent, as nuk ka informata. Prej fillimit, kam thënë që Albin Kurti nuk i ka numrat as nuk do t’i bëjë kurrë numrat për krijimin e qeverisë. Nuk mund t’i bëjë. I ka 48 dhe nuk mundet kurrë në asnjë variant me i arrit 61 sepse e ka bllokuar ish-opozita. Me njerëz që kam kontakt, as votuesit e tij më nuk i besojnë, i ka mashtruar të gjithë. Po mundohet të paraqitet me lojëra, por Albin Kurti është zbuluar. Shumica e votuesve tash natën që kanë dalë dhe janë shpallur rezultatet më 9 shkurt, është parë se Kurti nuk është fitues sepse është vonuar shumë me dalë në shesh dhe me rrejt se është fitues. Kurti kurrë nuk bën qeveri në Kosovë, ka kaluar kjo kohë. Jam i sigurt që Gjykata Kushtetuese këtë vendim që ka sjell, e ka edhe një tjetër rezervë. Ata kanë thënë që brenda një muaj të zgjedhjet Kryetari i Parlamentit. Ata me siguri e kanë formulën si të shkohet më tutje”, tha ai.

*Klikoni

Të ngjashme

Të fundit