2.3 C
New York
Monday, December 1, 2025

Buy now

PDK’ja në Rahovec arrin marrëveshje me AAK’në, Cana jep detaje: Tri drejtori…

- Advertisement -

Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Edon Cana, kreu i degës së PDK’së në Rahovec, i cili ka njoftuar se do të qeverisin në përputhje me planprogramin e PDK’së për vitin 2025-2029.

Ndër të tjera, Cana ka bërë të ditur se PDK do t’i ketë tri drejtori dhe pozitën e nënkryetares.

Jemi marrë vesh në parim, të propozuar prej AAK-së. Tri drejtori të rëndësishme dhe një nënkryetare, drejtoritë do të jenë në përputhje me planprogramin që e kemi shpalos, po edhe në fusha të tjera do të jemi në përputhje të planprogrameve, të parimeve të qeverisjes. Këtë po e bëjmë për qytetarin e Rahovecit”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Edon Cana i PDK’së në raundin e parë të zgjedhjeve mori 3,327 vota apo 15,31 për qind të tyre. Smajl Latifi i AAK’së fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve me 8,521 vota apo 52,17 për qind sosh.

Të ngjashme

Të fundit