1 C
New York
Sunday, January 18, 2026

Buy now

PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim është i papranueshëm

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se po e përcjell me vëmendje të shtuar procesin e rinumërimit të votave dhe mospërputhjet e evidentuara në disa komuna të Kosovës.

Ky subjekt politik, ka thënë se vota e qytetarëve është e shenjtë dhe çdo trajtim jokorrekt ose përpjekje për manipulim shkel parimet demokratike që i mbrojnë.

Kjo është komunikata e plotë e PDK-së:

“PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim është i papranueshëm

Partia Demokratike e Kosovës po e përcjell me vëmendje të shtuar procesin e rinumërimit të votave dhe mospërputhjet e evidentuara në disa komuna të Kosovës.

Për ne si subjekt politik, indikacionet për cenim apo manipulim të votës janë të papranueshme. Vota e qytetarëve është e shenjtë dhe çdo trajtim jokorrekt ose përpjekje për manipulim shkel parimet demokratike që ne mbrojmë.

Standardi ynë është i qartë dhe çdo votë duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe kujdes, nga momenti i hedhjes deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.

Eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës i pret konkluzionet zyrtare të organeve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me besimin se e vërteta dhe vullneti i qytetarëve do të reflektohen saktë dhe në përputhje me ligjin.

Partia Demokratike e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e palëkundur për integritetin e procesit zgjedhor dhe për respektimin e votës së qytetarëve”.

Të ngjashme

Të fundit