10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

PDK: Vlerësojmë lartë angazhimin e ShBA në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një deklaratë pas takimit në Ambasadën Amerikane, shkruan Scanner.

“PDK sot i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për takim të përbashkët me përfaqësues të Qeverisë, partive politike dhe shoqërisë civile” thuhet në deklaratë transmeton Scanner.

Sipas deklaratës, PDK vlerëson lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit, nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi.

Qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente.

“Rrjedhmisht, PDK në vazhdimësi i ka dhënë mbështetjen e nevojshme dhe e ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër”.

Partia Demokratike e Kosovës do të jap gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës.

Ndryshe, në Ambasadën Amerikane sot është mbajtur një takim i ambasadorit amerikan me përfaqësues të Qeverisë, partive politike dhe shoqërisë civile, ku është diskutuar për Asociacionin. /Scanner/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit