Mbahet Kuvendi Zgjedhor i PDK-së, në nëndegën Varberg të Suedisë, ku pas një procesi zgjedhor demokratik, kryetar u zgjodh veprimtari Agron Shala.
I pranishëm në këtë kuvend zgjedhor ishte edhe deputeti Elmi Reçica, kryetar i komisionit për organizimin e PDK-së në mërgatë.
“Isha i nderuar të jem i pranishëm në mesin e mërgatës së Verberg-ut, në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të kësaj nëndege. Me një proces tërësisht demokratik, me votat e delegatëve të pranishëm, kryetar i PDK-së, të nëndegës në Varberg u zgjodh veprimtari Agron Shala. Në kuvendin zgjedhor u zgjodh edhe kryesia e nëndegës. Uroj të zgjedhurit duke iu dëshiruar punë të mbarë në rrugëtimin e përbashkët, për ta bërë partinë të fuqishme tek mërgata”, ka shkruar Reçica në faqen e tij në Facebook pas këtij kuvendi zgjedhor.
Në mbarëvajtjen e punës së kuvendit zgjedhor të PDK-së, në Varberg
kontribuan kryetari i Degës së PDK-së në Suedi, Valon Kryeziu dhe struktura drejtuese të degës.
“PDK-ja, strukturalisht po shtrihet në gjithë territorin e Suedisë dhe Evropës. Ishim të nderuar me praninë në kuvend të Kryetares së Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës në Baden Württemberg, Lindita Haxhiu – Zeqiri e cila edhe i përshëndeti punimet e kuvendit. Kuvendin e përshëndeti edhe biznesmeni shumë i suksesshëm dhe ish-kryetari dhe kryetar nderi i Shoqatës së Bizneseve Shqiptare në Suedi, Halim Hoti”, tha Reçica.