7.2 C
New York
Tuesday, November 18, 2025

Buy now

PDK tregon se a do të marrë pjesë në seancën e nesërme

- Advertisement -

Nga ora 14:00 është caktuar seanca për formimin e qeverisë, mandatar i së cilës është Glauk Konjufca.

Seanca e parë nga ora 11:00 në pikën e parë të rendit të ditës e ka formimin e komisioneve parlamentare. Do të shqyrtohen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, si dhe buxheti për vitin e ardhshëm, buxheti për Gjilan, Zubin Potok dhe Prishtinë, si dhe çështja e financimit të RTK’së.

Ndërkaq nga ora 14:00 do të tentohet që të votohet mandatari Glauk Konjufca për kryeministër.

Faton Abdullahu, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, i tha Insajderit se do marrin pjesë vetëm në seancën ku do të tentohet të votohet Glauk Konjufca për kryeministë.

“Ne nesër nuk marrim pjesë në seancën e orës 11 vetëm në atë të orës 14:00”, konifrmoi ai.

LDK po ashtu njoftoj se nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00, duke e konsideruar atë një improvizim që shpërfill rregulloren, me agjendë të ngarkuar me marrëveshje ndërkombëtare, kredi, borxhe dhe projektligje që kërkojnë seriozitet e konsultim.

Sqaron se do të jetë e pranishme vetëm në seancën e orës 14:00, kur të pranojë ftesën zyrtare dhe rendin e ditës për çështjen e mandatarit.

“LDK mbetet e përkushtuar ndaj rendit, ligjshmërisë dhe stabilitetit të Republikës. Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore”, përfundon komunikata.

Të ngjashme

Të fundit