Në Heilbronn të Gjermanisë, është themeluar nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës, në prani të anëtarësisë së gjerë nga ky qytet dhe Koordinatori për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica.
Në këtë kuvend zgjedhor, janë bashkuar edhe një nunër i madh i bashkatdhetarëve që kanë aderuar për herë të parë në PDK.
“Është kënaqësi që të mirëpresim në familjen e madhe politike të PDK-së, z. Shahin Dervishaj së bashku me një numër të madh të mërgimarëve, të cilët iu bashkuan vizionit të PDK-së, për të ia kthyer dinjitetin Kosovës dhe qeverisjen e mirë”, ka deklaruar Reçica.
Ky manifestim i fuqizimit të nëndegës së PDK-së, filloi me nderimin e jetës dhe veprës së Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit.
Të pranishëm në këtë takim kishte veprimtarë të shquar, aktivistë të devotshëm të PDK-së, biznesmenë të suksesshëm dhe intelektualë, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre që të jenë pjesë aktive e aktualitetit politik.
Në këtë kuvend zgjedhor, kryetar i nëndegës u zgjodh Naser Sadiku dhe po ashtu u votua për Kryesinë dhe Delegatët për Kuvend të Degës.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0CRFZkxs3XN5QePU1ritejyBSLuDBoxmkTbR3UK7tp3h44crzQuiBX6nihswN9qezl&id=100044148474121&sfnsn=mo&mibextid=RUbZ1f