7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

PDK shprehë ngushëllimet për çiftin që vdiqën sot në aksident, kërkon nga Qeveria të ndërmarrë masa në trafik

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka ngushëlluar familjen e çiftit që vdiqën sot në një aksident trafiku në rrugën Podujevë – Prishtinë, raporton Scanner.

PDK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marrin disa masa e që lidhen kryesisht me komunikacionin.

Reagimi i plotë:

Fatkeqësisht, sot humbëm një çift bashkëshortor nga mërgata, në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Ngushëllimet më të thella familjes Sopa për këtë humbje të madhe dhe shërim të shpejtë për dy fëmijët e lënduar në këtë aksident.

Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje institucioneve relevante që urgjentisht të marrin masa në rritjen e sigurisë në rrugë. Fushatat sensibilizuese, vendosja e shenjave sinjalizuese gjithandej ku mungojnë dhe intervenimi nëpër rrugët me rrezikshmëri të lartë duhet të bëhen menjëherë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit