Partia Demokratike e Kosovës sonte mbyll fushatën në Mitrovicë aty ku dhe festoi rreth një muaj më parë, në palestrën “Minatori”.
Numër i bollshëm i simpatizantëve të Arian Tahirit veçse kanë mbërritur në “Minatori”, po ashtu edhe partnerët e tij të koalicionit.
“Gara për Mitrovicën ka qenë në fokus të zhvillimeve politike së fundmi në vend, aq më tepër kur sot në ditën e fundit të fushatës zgjedhore sa i përket balotazhit, kanë zgjedhur dy partitë që janë në balotazh, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës të mbajnë tubim në këtë komunë”, tha Gajtani.






