24.2 C
New York
Saturday, September 13, 2025

Buy now

“PDK-së më nuk i mjafton më veç me qenë pjesë e garës – Është e rëndësishme e partisë që Urani të shkojë në balotazh”

- Advertisement -

Sonte në Pressing po diskutohet për zgjedhjet lokale dhe gjasat e partive nëpër komuna.

Panelisti Parim Olluri tha se PDK’së nuk i mjafton veç me qenë pjesë e garës në Prishtinë, por është e rëndësishme që Uran Ismaili të shkojë në balotazh apo të fitojë.

“PDK nuk i mjafton vec me kon pjesë e garës, është një garë e rëndësishme për PDK që Urani të shkojë në balotazh apo me fitu, sepse nuk i arsyeton askush me mbet jashtë balotazhit”.

Ai shton se nëse në Drenas fiton Ramiz Lladrovci si i pavarur, dhe në Prishtinë, PDK’ja nuk ka rezultat të mirë, atëherë kjo do t’i faturohet kryesisë së PDK’së si një dështim i madh.

“Sidomos pas asaj që ka ndodh në Drenas. Aty e humb PDK komunën, e Lladrovci si i pavarur fiton, edhe në Prishtinë nuk ki rezultat të mirë, i bjen që kryesisë i faturohet një dështim i madh”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit