21.5 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

PDK prezanton Jetmir Prekallën si kandidat për kryetar të Deçanit

- Advertisement -

 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ish-kandidatin për Kryetar të Deçanit, Korab Mushkolaj, si dhe kandidatin e ri të PDK-së për këtë komunë, Jetmir Prekalla.

Kryetari Krasniqi falënderoi z. Mushkolaj për gatishmërinë dhe përkushtimin e tij për të qenë kandidat për Kryetar të Deçanit, kandidaturë, e cila fatkeqësisht, nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të kufizimeve ligjore.

Rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës ka përzgjedhur kandidatin e ri për Kryetar të Deçanit, Jetmir Prekalla. Ai ka përfunduar studimet master i shkencave në Inxhinieri Agroushqimore dhe Teknologji Agroushqimore, ndërsa aktualisht është asistent profesor në Universitetin “Haxhi Zeka” dhe në proces të realizimit të doktoraturës së tij.

Kryetari Krasniqi i dha mbështetjen e plotë z. Prekalla, duke theksuar se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë fuqishëm përkrah tij dhe ekipit të PDK-së në Deçan, me synimin për të ofruar qeverisje lokale me përgjegjësi, zhvillim dhe vizion të qartë për të ardhmen e qytetarëve të kësaj komune.

Të ngjashme

Të fundit