-1.6 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

PDK përmbyllë fushatën zgjedhore, Hamza: Të dielën votoni për të ardhmen, votoni PDK 130

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sot fushatën zgjedhore në një tubim madhështor në Prishtinë.
Kryetari dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se tani është koha për ta hapur një kapitull të ri për Kosovën.

- Advertisement -

“Një kapitull të unitetit. Një kapitull të zhvillimit dhe të dinjitetit. Një kapitull ku secili qytetar ndihet i respektuar, i përfaqësuar dhe i sigurt për të ardhmen. Sonte jemi këtu për tu pajtuar me një vendim të përbashkët për të ardhmen e Kosovës. Për një vendim që nuk merret në këtë skenë. Por, merret të dielën. Një vendim që merret nga ju, kur të dilni dhe të votoni për numrin 130. Një vendim për një qeveri që i dëgjon qytetarët dhe punon për ta”, është shprehur ai.

Hamza bëri thirrje për bashkim, sepse pa unitet nuk ka stabilitet, si dhe pa stabilitet nuk ka qeverisje të mirë.
“Ndërsa, pa qeverisje të mirë, nuk ka paga më të larta, as çmime më të ulëta, as siguri për familjet tona. Prandaj këto zgjedhje duhet t’i shërbejnë bashkimit tonë rreth një qëllimi të përbashkët: një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Dhe ky bashkim fillon me një hap të thjeshtë: të dielën, dilni dhe votoni për Partinë Demokratike të Kosovës” ka kërkuar Hamza.

Ai u ka kërkuar qytetarëve të dalin dhe të votojnë në mënyrë masive, sepse, çdo votë është përgjegjësi.

“Mos e lini dikë tjetër të vendosë për ju. Mos e lini votën tuaj në shtëpi. Flisni me familjen. Me miqtë. Me fqinjët. Dhe të dielën në mëngjes dilni dhe votoni. Sigurohuni që të gjithë të dalin dhe ta votojnë numrin 130. Merreni me vete familjen. Ndihmoni prindërit, gjyshërit, fqinjët. Telefononi një mik dhe kujtojani, sepse çdo votë është përgjegjësi”, ka thënë Hamza.

Programi i Hamzës bazohet në katër shtylla: zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, arsim dhe shëndësi, drejtësi, si dhe mbrojtje e politikë e jashtme.

“Kosova ka nevojë për një qeveri që punon për qytetarët e saj. Një qeveri që angazhohet për ish-udhëheqësit e UÇK-së, presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacin Jakup, Rexhën dhe të gjithë luftëtarët e lirisë, që padrejtësisht po na i mbajnë në Hagë. Të bashkuar kemi fituar në të kaluarën. Të bashkuar do të fitojmë edhe këtë herë, për të tashmen dhe të ardhmen. Për paga më të larta. Për pensione dinjitoze. Për çmime më të ulëta. Për një shtet që punon për qytetarët e vet. Dhe të gjitha këto fillojnë me një veprim. Në një ditë. Me një votë. Të dielën, dilni dhe votoni për Partinë Demokratike të Kosovës. Për familjen tuaj. Për të ardhmen tuaj. Për Kosovën. Bashkë. Përpara.”, ka thënë Hamza.

Linku me pamje dhe deklarata:

Të ngjashme

Të fundit