16.7 C
New York
Sunday, September 7, 2025

Buy now

PDK për Kushtetutën e Kaçanikut: Manifestim i vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, përtej një akti juridik, siç thuhet në postim, ishte manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë.

PDK, përmes një postimi në Facebook tha se kjo Kushtetutë sshpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit e diskriminimit në rrethanat e atëhershme.

“Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, përtej një akti juridik, ishte manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë”.

“Kushtetuta e Kaçanikut, jo vetëm që përcaktonte bazat e shtetësisë së Kosovës, por edhe shpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit e diskriminimit në rrethanat e atëhershme. Mirënjohje dhe nderime për hartuesit dhe delegatët që e miratuan këtë dokument historik”, thuhet tutje në postimin e PDK-së.

Të ngjashme

Të fundit