Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar nesër (e shtunë) do ta mbajë takimin përmbyllës në Zvicër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në këtë tubim do të marrin pjesë kandidatët për deputetë, Uran Ismaili, Ragip Xhaka, Shahin Dervishaj, Patriot Krasniqi, Ganimete Musliu, Zenun Pajaziti, Kujtim Gashi, Altin Krasniqi, dhe Sala Jashari.
Njoftimi i plotë i PDK-së:
Të nderuar anëtarë dhe mbështetës të PDK-së në mërgatë,
Më 14 dhjetor (e shtunë), mbahet tubimi përmbyllës i Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Zvicër.
Tubimi do të zhvillohet në Zürich, nga ora 19:00.
Ju ftojmë të na bashkoheni!
#MaMirë