Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Dardan Berishës për të garuar për postin e kryetarit të Komunës së Suharekës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar Berishën si një lider me vizion të qartë, përkushtim dhe guxim për ta çuar përpara zhvillimin e Suharekës.
“Pata një takim shumë të frytshëm me strukturat e degës sonë në Suharekë, ku u propozua me mbështetje të plotë Dardan Berisha si kandidat për kryetar komune. Dardani është një lider i dëshmuar, me energji e ide të reja për qytetin tonë”, shkroi Hoxhaj në rrjete sociale.