9.7 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

PDK në Lipjan: Pushteti në ikje, masivisht po i keqpërdorë burimet publike

- Advertisement -

DK – dega në Lipjan, pretendon se pushteti lokal në këtë komunë ka filluar me “keqpërdorimin masiv të burimeve publike, duke u përpjekur me çdo mjet të shpëtojnë pushtetin që po u rrëshqet nga duart”, thuhet në reagim.

PDK dega në Lipjan, në një reagim publik thotë se ditët e fundit, zyrtarë komunalë, “të prirë nga Kryetari në ikje, po përfshihen në aktivitete të manipulimit politik”. Sipas PDK, “në disa raste, në emër të organizatave humanitare, po shpërndahen pako ndihmash për të blerë ndërgjegjen e qytetarëve”.

PDK thotë se “këto janë veprime të ulëta që fyejnë dinjitetin e lipjanasve dhe shkelin çdo normë të drejtësisë dhe barazisë zgjedhore”.

“Po ashtu, “gjoja” fillimi i punimeve për lagjen e kategorive të dala nga lufta , edhe pse dyshohet se një projekt i tillë nuk ka as leje ndërtimi, është gënjeshtra e radhës nga Kryetari në ikje”, vijon reagimi.

Tutje, PDK thotë se “qytetarët e Lipjanit nuk mashtrohen më”.

Reagimi i plotë:

 

 

Të ngjashme

Të fundit