Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se PDK dega Lipjan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Partinë e Ashkalinjëve për Integrim (PAI).
Buja theksoi se me këtë marrëveshje, PAI vendos që në zgjedhjet lokale të vitit 2025 të mos garojë me listë të veçantë për Kuvendin Komunal, por të mbështesë kandidaturën e tij për kryetar komune.
“PDK dhe unë personalisht marrim përsipër që gjatë mandatit qeverisës katërvjeçar të përfshijmë projektet dhe prioritetet e komunitetit ashkali në të gjitha fushat e kompetencave komunale, si dhe të sigurojmë përfaqësim të drejtë institucional” shkruan Buja.
Buja tha se ‘ky bashkëpunim është garanci për një Lipjan më gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet ka zërin dhe vendin e tij’.
Kujtojmë se bashkëpunimi ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dega Lipjan dhe Partisë së Ashkalinjve për Integrim,(PAI) ka ndodhur për herë të parë në këtë qytet.
Postimi i plotë:
Çdo ditë e më afër fitores!
Sot, kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Lipjan dhe Partisë Ashkalinjëve për Integrim (PAI).
Me këtë marrëveshje, PAI vendos që në zgjedhjet lokale të vitit 2025 të mos garojë me listë të veçantë për Kuvendin Komunal, por të mbështesë kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Lipjanit.
PDK dhe unë personalisht marrim përsipër që gjatë mandatit qeverisës katërvjeçar të përfshijmë projektet dhe prioritetet e komunitetit ashkali në të gjitha fushat e kompetencave komunale, si dhe të sigurojmë përfaqësim të drejtë institucional.
Ky bashkëpunim është garanci për një Lipjan më gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet ka zërin dhe vendin e tij në zhvillimin e përbashkët të komunës sonë.