Partia Demokratike e Kosovës dega nē Lipjan ka demantuar pretendimet e kryetarit të Lipjanit, Ymri Ahmeti, se gjoja anëtarë të PDK-së nga Blinaja dhe Magura kanë kaluar në LDK, raporton Scanner.
“Që kryetari në largim i Komunës së Lipjanit po shpif dhe po gënjen, kjo nuk është më çudi!”, thuhet në reagimin e Degës sē PDK në Lipjan.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës demanton kryetarin në largim të Komunës së Lipjanit lidhur me shpifjen që ai plasoi sot në opinion, se gjoja anëtarë të PDK-së nga Blinaja dhe Magura kanë kaluar në LDK.
Që kryetari në largim i Komunës së Lipjanit po shpif dhe po gënjen, kjo nuk është më çudi!
Megjithatë, për hir të njoftimit të opinionit publik, sqarojmë se asnjëri prej të apostrofuarve në fotografi nuk është anëtar i PDK-së. Për më shumë, baba i Sekretares së kryetarit në largim, Rasim Qadraku është njëri prej pjesëmarrësve në takim.
Anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e PDK-së në Blinajë, nga familjet Qadraku, Mëziu dhe Nishori, si dhe nga familja Bardhi në Magurë, ashtu si gjithandej në Lipjan, janë të vendosur ta dërgojnë njëherë e përgjithmonë në opozitë kryetarin në largim. Ky kryetar mbahet mend për projektet skandaloze që ka realizuar në këto vendbanime, me të cilat meriton vendin e parë vetëm për nga keqmenaxhimi i projekteve, për çka ekziston edhe aktakuzë ndaj zyrtarëve komunalë. Këto dështime synon ti mbulojë përmes plasimit të shpifjeve për të krijuar mjegull në opinion.
#NëPritjeTëKryetarit
#ShukriBuja
#Pabalotazh