Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Baden-Württemberg të Gjermanisë ka zhvilluar sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku janë diskutuar dhe koordinuar në detaje përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Sipas kryetarit Shahin Dervishaj, struktura e PDK-së në Gjermani është e konsoliduar dhe plotësisht e gatshme të japë kontribut të rëndësishëm për një proces zgjedhor të suksesshëm. Ai theksoi se kësaj radhe pritjet janë për një rezultat të merituar, ndërsa u shpreh i bindur se vota e mërgatës do të mbrohet dhe nuk do të lejohet përsëritja e manipulimeve të raportuara në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Dervishaj u bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të PDK-së në Gjermani që të regjistrohen me kohë për të votuar dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.






