Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubime zgjedhore në Gjilan, Viti dhe në Suharekë, ku u pa një mobilizim i madh i qytetarëve dhe një mbështetje e fuqishme për PDK-në dhe kandidatin Enver Hoxhaj.
Në këto tubime, me një prezencë të madhe me qytetarë, ndërsa u shqua energjia e lartë dhe entuziazmi i pjesëmarrësve, të cilët konfirmuan mbështetjen e tyre për programin dhe vizionin e PDK-së.
Pas takimeve, Enver Hoxhaj ka shpërndarë në Facebook fotografi nga tubimet, duke theksuar se “Gjilan, Viti dhe Suharekë 💙! Energji në maksimum, entuziazëm që s’ndalet. Kosova po zgjedh seriozitetin dhe drejtimin e duhur.”






