5.2 C
New York
Wednesday, December 24, 2025

Buy now

PDK me seri videosh 10-sekondëshe me AI: Të bashkuar në Kosovë. Të respektuar në botë. Voto Bedri Hamzën! (Video)

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes të cilave adreson tema të caktuara politike, ekonomike dhe shpalos arsyet pse duhet të votohet Bedri Hamza për Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që kjo parti e ka përdorur edhe në krijimin e këngës së fushatës “We Rise Together”.

Videoja e sotme, e publikuar sot nga PDK, i referohet vizionit të Bedri Hamzës për bashkim e integrim.

“Të bashkuar në Kosovë. Të respektuar në botë. Voto Bedri Hamzën!”, thuhet në videon e PDK-së.

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.

Link: https://www.facebook.com/share/r/1TpaEA8WUU/

Të ngjashme

Të fundit