-4.7 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

PDK mbështet Qeverinë për targat, nëse është në koordinim me SHBA

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës në opozitë, deklaroi se automjetet me targat ilegale të qytetarëve serbë, nuk mund të lejohen në pafundësi që të qarkullojnë në Kosovë.

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së,  i pyetur nga gazetarët për qëndrimin e kësaj force politike, sa i përket afatit për targat, tha se secili veprim qeveritar duhet të koordinohet me SHBA.

“Unë mendoj që secili veprim i qeverisë që duhet të ndërmerret në raport me Serbinë pa dyshim që duhet të jetë në koordinim më SHBA e ky koordinim të rezultojë me respektimin e sovranitetit të republikës”, tha Tahiri, në një deklarim pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Nuk mund të lejohet në pafundësi shfrytëzimi i targave të tilla dhe çfarëdo veprimi që ndërmerr Qeveria e Kosovës, që respekton sovranitetin e vendit tonë edhe në atë pjesë,  padyshim që ka përkrahjen e PDK-së”.

31 tetori është afati i fundit kur qytetarët që bartin në veturat e tyre targa të kohës së Millosheviqit, duhet t’i zëvendësojnë ato me RKS.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi gjatë ditës se nuk do të ketë shtyrje të afatit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit