32.1 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

PDK, LDK e AAK nuk dalin nga salla pas ndërprerjes së seancës nga Dehari

- Advertisement -

Deputetë nga PDK, LDK e AAK nuk kanë dalë nga salla e Kuvendit pas ndërprerjes së seancës nga kryesuesi Avni Dehari pas dështimit të formimit të komisionit për votim të fshehtë.

Ndërkaq, nga salla dolën deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi sërish në votim komisionin për votim të fshehtë, i cili prapë dështoi të themelohet.

Nga 99 deputetë sa ishin prezentë 54 votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma, si dhe Lista Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë që të propozojnë anëtarë për këtë komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.

Përfaqësues të këtyre partive dolën në foltore, duke i kërkuar kryesuesit që të mos e shkelë Kushtetutën. Megjithatë, atyre iu ndal mikrofoni për shkak se nuk dhanë emra për anëtarë të komisionit.

Më 26 qershor Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykim përmes së cilit obligoi deputetët e Kuvendit që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh.

Lëvizja Vetëvendosje insiston se Kushtetuesja nuk e ka hedhur poshtë formën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndërsa partitë tjera thonë se në aktgjykim thuhet qartë se kryeparlamentari duhet të zgjidhet sipas praktikave të deritanishme me votim të hapur.

Të ngjashme

Të fundit