-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

PDK: Kurti mos të frikësohet nga zgjedhjet, Qeveria e ardhshme formohet nga Bedri Hamza

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje sërish kryeministrit Albin Kurti, që të pranojë ftesën e tyre që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 9 qershor 2024.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media, tha se zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fatin e një qeverie.

Ai nuk deshi të komentonte mbi rezultatet e sondazheve të fundit.

“Sondazhet janë sondazhe, por zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fatin e një qeverie. Ne i bëjmë thirrje edhe kryeministrit Kurti dhe qeverisjes së LVV-së që të mos frikësohen dhe ti përgjigjen pozitivisht ftesës së PDK që më 9 qershor të organizohen zgjedhjet e parakohshme”, tha Tahiri.

Tahiri u shpreh se qeverinë e re do ta formoj kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza dhe se për këtë gjë nuk kanë asnjë pikë dyshimi.

“Zgjedhjet janë nevojë për nxjerrjen e vendit nga sanksionet dhe kriza. Ne nuk kemi as edhe një dyshim që mandatari që do ta formoj qeverinë e re të Kosovës do të jetë Bedri Hamza nga PDK. Ne konsiderojmë që vendimi jonë që të shkojmë në zgjedhje më 9 qershor është vendim i duhur”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit