Shkruan: Ardian Kastrati
Sot isha në Drenas. Te Gryka e Llapushnikut bëra këtë foto ( në sfond burrat themeltarë të këtij shteti). Nga miqtë e mi atje mu kërkua një mendim për kandidaturat në Drenas. Ja se si e shoh unë situatën:
*******
PDK KUNDËR VETVETËS!
*********
Pse Memli i bën gjithë këto favore Albin Kurtit?
1.
Sot, kur Kurti është në pikën më të ulët të kredibilitetit, si fajtori kryesor për bllokimin e Kuvendit dhe me shumicë te qytetarëve të zhgënjyer (për shkak te qeverisjes banditeske e korruptive), çohet Memli Krasniqi bën një tjetër akt politikisht vetëvrasës për PDK-në: emëron një kandidat anonim, pa kredenciale dhe pa profil publik, në bastionin historik të PDK-së – në Drenas. Kështu, fillon një përçarje e cila e dëmton fatalisht PDK-në, jo vetëm në zgjedhjet lokale, por do ta shihni edhe ne ato nacionale.
2.
Kjo nuk është hera e parë. Veprime te ngjashme Mamli ka bërë edhe më herët. A ju kujtohet miq….ne vend se të kapitalizoj mbi një qeveri të ngarkuar me hetime për korrupsion milionësh, Memli Krasniqi – në një akt politikisht të pakuptimte e etikisht të dyshimt – shkoj dorë për dore me Abelard Tahirin e u ul në tryezë me Kurtin dhe me Radojçiçin politik (Mimozën). U ulën me përfaqësues të një qeverie që po fundosej në krizë. Nga ai moment, fokusi publik nuk ishte më te korrupsioni i Kurtit, por te thashethemet për një koalicion të turpshëm VV–PDK. Ishte ky një shërbim strategjik për Albinin, dhe një grusht në stomak për elektoratin opozitar të PDK-së.
Pse këto favore për Kurtin në momentet më te rënda për Kurtin?
3.
Petrit Hajdarin e kam pasur student. Me keqardhje, por me përgjegjësi akademike, po e them: ka qenë nën mesatare, veçanërisht në aftësinë e të shprehurit dhe të shkruarit në shqip. Kandidimi i tij nuk është vetëm mosvlerësim i qytetarëve të Drenasit – është fyerje për inteligjencën politike të elektoratit të PDK-së. Petriti nuk ka pasqyre të qartë profesionale të punës. Ai nuk ka përvojë të punës në administratën shtetërore për shkak të aftësive të tij, por supozoj i punesuar si anëtar i partisë. Rrjedhimisht, PDK vendos për kandidat një të papërvojë, me zero biografi, i cili kërkon një vend pune -hic me pak se kryetarin e komunës 😂
Ndërkohë që Ramizi (pa dashur të bëj avokatin e tij), pavarësisht pikëvështrimeve personale qe për të i kanë Memli, Vlora, Abelardi e Urani….megjithatë, ai ka marrë vlerësime pozitive nga diplomacia perëndimore disa here për transparencë e qeverisje të mirë – ndersa partia vendos të përjashtoj këtë kontribut dhe kapital elektoral për llogari të një eksperimenti pa busull.
Pa dashur të avokoj për Ramizin, pyetja vetvetiu shtrohet: Si do ti pëgjigjen lidershipi i PDK-së ambasadave perëndimore të cilat disa herë e kanë shpall Drenasin kampion per transparencë e menaxhim të mirë…? (një kandidat zëvendesohet vetëm kur ka perfirmance të dobët).
Në zgjedhjet e fundit dega e PDK-së në Drenas i dha plotë 19.000 vota partisë. Pra, Drenasi i vogël dha 10% te votave që morri PDK në krejt Kosovën. Ne zgjedhjet e ardhshme me Petritin në krye as 10.000 vota nuk do të arrihen dhe PDK do ta rrezikoj seriozisht vendin e dytë në nivel nacional.
Çfarë janë këto veprime të panevojshme të Memlit për me fillu përçarjet në Drenas e me dëmtu PDK-në?
Apo mos ka ndonjë marrëveshje të heshtur mes Memlit dhe Kurtit? Apo ky është thjesht produkti i një lidershipi të paaftë, pa bosht, pa memorje historike dhe pa projekt politik?
Nëse PDK i hap plagët vetes sa herë që Kurti është në krizë – atëherë është e qartë kush po e shpëton këtë qeveri: jo Albini, por Memli.
Dhe tani, pyetja kyçe: A jemi duke parë një tjetër përçarje në ndonjë komunë tjetër – si vazhdimësi e kësaj strategjie shkatërrimtare të lidershipit aktual të PDK-së? Unë them që po, në një qytezë në juglindje të Kosovës. Keni me pa këto ditë.
A do të pasojnë tërheqje nga PDK të ndonjërës nga figurat e fuqishme të partisë si pasojë e kësaj rrjedhe pa vizion, pa bosht, pa flamur, që po e udhëheqin Memli, Vlora e Urani? Unë them që ka mundësi këto ditë….
Pyetja e radhës:
Pse Urani po vazhdon pa llogo? A po i vjen marre nga PDK?
Por pyetja më e rëndësishme që duhet shtruar është:
Pse Memli e minon PDK-në pikërisht kur Kurti është politikisht më i dobët se kurrë?
A është nën shantazh nga Kurti, apo i bën këto “shërbime” nga paaftësia e thellë politike?
Nëse vazhdon kështu Memli & Co, Albin Kurti mund t’i fitojë zgjedhjet jo edhe për 8 vite – por edhe për 8000 vite.
Sa isha brenda e kam pa që pa Hashimin dhe Kadrinë, PDK është si një trup pa shtyllë kurrizore. Me Memlin, Vlorën e Uranin – është trup pa tru, pa zemër dhe pa zë.
Koha për reflektim nuk është nesër. Është sot – ose PDK gradualisht shndërrohet në një strukturë pa drejtim e qytetarët do të fillojnë të largohen, një nga një.
P.S.
Miq, këto postime lidhur me fatin e partisë nuk po i bëj si “i vetpërjashtuar” ashtu siç disa po komentojnë, por si i përjashtuar …sepse largimi im ishte përjashtim i organizuar nga Memli, Vlora, Urani,etj.