2.4 C
New York
Friday, February 20, 2026

Buy now

PDK kundër Buxhetit 2026, Tahiri: Nuk kaloi as amendamenti për mbështetjen financiare të të akuzuarve në Hagë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar në seancën për buxhetin, se PDK nuk do ta mbështesë Buxhetin e vitit 2026, duke njoftuar se partia e tij ka tërhequr të gjitha amendamentet e propozuara.

Ai tha se PDK, edhe në diskutimin paraprak, ka dhënë vërejtjet e veta “në kuptimin profesional teknik”, por edhe reflektime për nevojat që, sipas tyre, ka pasur buxheti. Sipas Tahirit, pritjet e PDK-së kanë qenë që “brenda dy leximeve do të ketë reflektim dhe ndryshime, që me u avancu në aspekt profesional buxheti”.

Tahiri bëri të ditur se deputetët e PDK-së kanë propozuar gjithsej 32 amendamente përmes Komisionit për Buxhet, të cilat, sipas tij, trajtonin çështje jetike dhe të nevojshme për qytetarët. Megjithatë, ai theksoi se në komision “nuk është që kanë gjet vullnet dhe mbështetje amendamentet e propozuara”.

Ai përmendi edhe amendamentin për rritjen shtesë të mbështetjes financiare për të akuzuarit në Hagë, duke thënë se as ai “nuk është që ka gjetur mbështetje”.

“Andaj, në emër të PDK-së, ne i tërheqim të gjitha amendamentet dhe nuk e mbështesim këtë buxhet”, deklaroi Tahiri në seancë

Të ngjashme

Të fundit