28.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

PDK: Kosova nuk do të rresht së kërkuari drejtësi për viktimat e Dhunës Seksuale

- Advertisement -

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, partia e dytë më e madhe në Kosovë, PDK, me anë të një shkrimi në Facebook, kanë theksuar se kjo ditë është thirrje për drejtësi, ndërgjegjësim dhe veprim.

Tutje, aty thuhet se, “është detyra jonë të mbështesim viktimat, të kërkojmë ndëshkim për kryesit e këtyre krimeve dhe të ndërtojmë një botë ku asnjë grua, burrë apo fëmijë të mos jetojë në frikë.’

E plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, jemi pranë të gjithë atyre viktimave të kësaj forme të dhunës, të përjetuar nga forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo ditë është thirrje për drejtësi, ndërgjegjësim dhe veprim. Është detyra jonë të mbështesim viktimat, të kërkojmë ndëshkim për kryesit e këtyre krimeve dhe të ndërtojmë një botë ku asnjë grua, burrë apo fëmijë të mos jetojë në frikë.

Kosova nuk harron!

Kosova nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi!

Të ngjashme

Të fundit