29 C
New York
Thursday, June 26, 2025

Buy now

PDK koalicion me VV-në? Qalaj deklarohet kundër, për dallim nga Enver Hoxhaj

- Advertisement -

Deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj, ka dalë kundër Enver Hoxhajt sa i përket mundësisë së koalicionit PDK-VV.

Hoxhaj nuk e përjashtoi këtë mundësi sonte në Rubikon por Qalaj ka thënë se ky nuk është qëndrim i partisë.

“Zotëri Hoxhaj është një personalitet i rëndësishëm në PDK. Meqenëse është në politikë që nga paslufta dhe ka qenë anëtar i PDK-së dhe bartës i funksioneve publike shumë të rëndësishme të këtij vendi”, ka thënë Qalaj në Edicion Special të Klan Kosovës.

“Kam një respekt të madh për z. Hoxha, e dëgjova, e pashë emission pak më herët, dhe i cili e dha një mendim personal në lidhje me koalicioinin e mundshëm që sipas tij do ta përkrahte me Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Por ky nuk është qëndrim i organeve të partisë as i kryesisë, as i grupit parlamentar, as i këshillit drejtues”.

“Është një qëndrim personal i z. Hoxha. Unë fare thjesht  mund të them që as nuk do të ketë, as nuk ka koalicion me Lëvizjen VV”.

“Absolutisht jo në asnjë mënyrë nuk do ta votoja”.

Të ngjashme

Të fundit