PDK kërkon urgjentisht në rend dite rezolutën për luftën, partitë drejt një qëndrimi të përbashkët

- Advertisement -

Partia Demokratike ka përgatitur një draft-rezolutë, të cilën e ka dorëzuar në Kuvend dhe ka të bëjë me mbrojtjen e viktimave dhe të vërtetën e historisë së luftës në Kosovë.

“Kërkojmë të futet në rend të ditës si pikë e parë. Nuk mund të sillemi si të ishte normale kjo që po ndodh sot. Për PDK-në është e domosdoshme që kjo rezolutë të hyjë në rend të ditës”, deklaroi Vlora Çitaku.

Nga LVV-ja u propozua që të mblidhen përfaqësuesit e grupeve parlamentare, që të diskutohet përpilimi i kësaj rezolute gjatë ditës dhe të sillet në Kuvend për votim, shkruan IndeksOnline.

Lidhja Demokratike pohon se e ka shqyrtuar tekstin e rezolutës dhe në parim pajtohet me të, por se janë të gatshëm të kontribuojnë në plotësimin dhe modifikimin e saj.

Nga grupi multietnik u propozua që po ashtu të mblidhen grupet parlamentare dhe të bëhet një përpilim sa më i mirë i saj.

Besnik Tahiri i AAK-së u shpreh se propozoi sot në mëngjes që përmbajtja e rezolutës të jetë e përbashkët, pasi rrethanat obligojnë që Kuvendi të ketë një qëndrim unifikues lidhur me këtë çështje.

Të ngjashme

Të fundit