6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

PDK kërkon raportin për punën një vjeçare të Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se gjatë këtij viti të qeverisjës Kurti, ka më shumë deshtime dhe degradime se sa progress.

Tahiri tregoi se PDK-ja ka ftuar Kurtin që në një seancë parlamentare të sjell një raport për qeverisjen e tij gjatë këtij viti, shkruan lajmi.net

Ne e dimë që s’ka shumë për të prezantuar, më shumë kemi dështime e degradime se që kemi pasur ndonjë progres në fusha të ndryshme. Si grup parlamentar i PDK-së, kemi pasur kërkesë dhe kemi ftuar Kurtin që jo në seancën e radhës të enjten, por pas dy javësh të vijë dhe të sjellë një raport për punën njëvjeçare dhe të kemi debat parlamentar”, tha Tahiri,

Tutje ai ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për munges të transparencës.

“Kryeministri Kurti ka hezituar ta sjell një raport për njëvjetorin e qeverisë. Ju e dini që në mars u bë një vit që Kurti ka marr drejtimin e qeverisë së dytë dhe mungon transparenca, angazhimi i tij në parlament për të prezantuar punën e tij”, tha Tahiri.

Duhet shtuar se qeveria Kurti po përballet me kritika të shumta në njëvjetorin e qeverisjes për shkak të krizës ekonomike që ka prekur Kosovën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit